FAQ's
Pyetje të bëra shpesh
Si mund ta kem unë “GreenCard-ën”?
Kur mundem apo duhet të shkoj në Amerikë?
A duhet të dorëzoj nënshtetësinë që posedoj tani?
Çfarë shënimesh më duhen çë të dorëzoj për të marrur pjesë në këtë lotari?
Çfarë ndodhë me familjen time?
Nëse kemi lidhje bashkëjetësore (të pamartuar), çfarë duhet të bëjmë?
Kush dhe sa GreenCard-a fitohen?
Sa është i madh shansi për të fituar?
Përse ta udhëzoj GreenCard Support-Servis-in?
Si duhet të bëhet aplikimi, cilën rrugë mund ta përdor?
Si vazhdon procedura pas aplikimit?
Si mund të dijë se a i përmbushi kriteret që kërkohen?
Në çfarë mënyre të aplikoj për lojë?
Çfarë është “GreenCard-a”?
GreenCard-a është një leje e përhershme e qëndrimit në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Pronarët e GreenCard-ës mund të hyjnë në Shetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dalin sa herë të duan, përveç kësaj kanë edhe përparësi tjera, siq janë taksat studentore. Green Card-a u mundëson edhe marrjen e familjes në Shetet e Bashkuara të Amerikës. GreenCard-a mund të shndërrohet në nënshtetësi Amerikane sipas dëshirës pas 5 viteve. Afati i skadimit të Green Card-ës është 10 vite. Pastaj mund të vazhdohet nëse nuk keni bërë asnjë krim të rëndë.
Si mund ta kem unë “GreenCard-ën”?
Emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti në vit po bëhet më i vështirë. Një emigrim kërkon vite të tëra dhe kushton mijëra dollarë amerikan. Lotaria Green Card, e cila i nënshtrohet “Diversity-Imigration-Act”, u ofron pjesëmarrje të sigurt dhe kushte të volitshme për të fituar GreenCard-ën pa mundime të rëndomta.
Për këtë shkak, loja me anë të lotarisë “Green Card” është mënyra më e preferuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për qëndrime të shkurtëra apo afat-gjata.
Kur mundem apo duhet të shkoj në Amerikë?
Pasi të keni fituar dhe kaluar terminin në ambasadën amerikane, të nesërmen mund të udhëtoni për në SHBA me dëshirën tuaj. Nuk është e domosdoshme të nguteni. Udhëtimi juaj për në Amerikë mund të jet vetëm një pushim i shkurtër, për të njohur vendin apo të rregulloni diç. Ju nuk duhet patjetër të jeni permanent në SHBA. Organet e emigrimit kontrollojnë dhe marrin masa në rast se fituesit qëndrojnë më shumë se një vit jashtë SHBA-së.
Egziston mundësia të bëni ri-hyrje, kuptohet me marrëveshje, nga e cila mund të qëndroni dy vite rresht jashtë SHBA-ve pa pasur ndonjë pasojë për lejen e qëndrimit, d.m.th, fituesi i Green Card-ës ka mundësinë që me anë të marrëveshjeve mos të udhëtoj menjëherë por sipas dëshirës, përderisa qëndrimi i përhershëm i tij/saj në SHBA është i garantuar.
A duhet të dorëzojë nënshtetësinë që posedoj tani?
Jo. GreenCard-a është vetëm një leje e përhershme qëndrimi në SHBA. Fituesi i GreenCard-ës mund ta mbaj pasaportën që posedon, kjo vlenë poashtu edhe nëse do merrni nënshtetësinë amerikane. Nuk jeni të detyruar ta dorëzoni nënshtetësinë që posedoni. P.sh. për gjermanët dhe austriakët egziston mundësia të mbajnë nënshtetësinë e tyre edhe nëse posedojnë ose kërkojnë nënshtetësinë amerkane.
Çfarë shënimesh duhet dorëzuar për të marrur pjesë në këtë lotari?
Qeveria Amerikane ka parasysh dhe beson se vetëm personat të cilët përmbushin kërkesat dhe kriteret për të marë pjesë në këtë lotari do të aplikojnë dhe do të fitojnë. Prandaj, kontrollimi bëhet pas publikimit të fituesve. Shënimet dhe të dhënat tjera ju duhet ti sillni pasi të jeni informuar se keni fituar. Këtu ju ndihmon Green Card Suport Service me këshillat e veta për fitues.
Çfarë ndodhë me familjen time?
Personi i martuar duhet në formularin e tij/saj të përfshijë edhe bashkshortin/en. Nëse dy bashkëshort i përmbushin kriteret, egziston mundësia që secili për vete të aplikoj duke dyfishuar mundësinë për të fituar në këtë mënyrë. Bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën 21 vjet fitojnë automatikisht GreenCard-ën. Edhe për fëmijët e martuar apo mbi 21 vjet egziston e drejta për bashkim familjarë, por këtu është në pyetje kontingjenti vjetor dhe duhet të llogarisni më shumë humbje kohe. Prandaj u rekomandojmë që fëmijët mbi 21 vjet të marrin pjesë veçmas.
Nëse kemi lidhje bashkëjetësore (të pamartuar), çfarë duhet të bëjmë?
Këto marrëdhënje Qeveria Amerikane nuk i njef, prandaj u rekomandojmë që partnerët e pamartuar të shfrytëzojnë nga një formular për vete. Nëse njëri nga ju fiton, atëherë keni kohë 1 vit që nga një Green Card të bëni dy përmes martesës ose pas një kohe të vendosni se çfarë të bëni. Green Card Suport Service u ka ndihmuar shumë rasteve të ngjashme deri më tani. Ne jemi në anën tuaj edhe pasi të keni fituar dhe poashtu u ofrojmë të gjitha informatat e nevojshme që të keni një fond më të mirë për jetën tuaj me partnerin tuaj në SHBA.
Kush dhe sa “GreenCard-a” fitohen?
Për lotarinë "Green Card" bota ndahet në 6 kontinente. Pastaj analizohen kuotat e fituseve të të 6 rajoneve nga 5 vitet e kaluara dhe ç'do vend merr numrin e caktuar të Green Card-ave. Evropa dhe Afrika kanë marrur më së shumti Green Card-a vitet e kaluara. Kështu që personat të cilët kanë lindur në Evropë kanë shanse më të mëdha për të fituar. Zvicra vitet e kaluara ka pasur 470 fitues, Gjermania 2.900, Ish-Jugosllavia 450, Shqipëria 3.070.
Sa është i madh shansi për të fituar?
Green Card Kosova nuk ka asnjë ndikim në përzgjedhjen e fituesve dhe nuk mund të jap asnjë garantim që ju do të jeni në mesin e 55.000 fituesve të kësaj loje. Mirëpo, ne mund t'u garantojmë se nuk do të jeni në mesin e një të tretës që diskualifikohen pa marrur pjesë fare në lojë, për shkak të gabimeve formale apo skadimit të afateve. Pjesëmarrësit të cilët kanë lindur në Evropë kanë shanset më të mëdha të gjenden në mesin e fituesve.
Përse ta udhëzoj “Green Card Kosova-in”?
Green Card Kosova posedon përvojen më të madhe në lidhje me Organet Amerikane për emigrim. Ne u garantojmë aplikim për lojën me afat. Poashtu u ndihmojmë fituesve deri sa ti marrin dokumentet e emigrimit. Pas marrjes së çertifikatës personale, ç'do pjesëmarrës ka garantim se dokumentat e tij me kohë do të dërgohen tek Organet Amerikane për emigrim. Green Card Kosova lajmëron të gjithë pjesëmarrësit me shkrim edhe në rastin kur nuk kanë fituar, duke ju mundësuar që në lojën e ardhshme të marrin pjesë me një çmim shumë të ulët apo të përgjysmuar.
Si duhet të bëhet aplikimi, cilën rrugë mund ta përdori?
Nuk ështe e rëndësishme se si aplikoni, online apo konvencionalisht. Green Card Kosova posedon një program special përgjegjës përmes së cilit dërgon shënimet dhe të dhënat në mënyrë korrekte. Pas dërgimit të të dhënave dhe shënimeve, ua dërgojmë online ose me postë nje fletë të dhënash për kontrollë dhe nënshkrim. Në këtë fletë të dhënash duhet të vendosni një foto tuajën për identifikim që kërkohet nga Organet e Emigrimit Amerikan. Në këtë formë sigurohemi se edhe ne nuk kemi gabuar në lidhje me të dhënat tuaja.
Si vazhdon procedura pas aplikimit?
Pasi të marrim aplikacionin nga ju, fillojmë me kontrollimin e shënimeve për të identifikuar gabimet ose mungesën e ndonjë të dhëne. Nëse aplikacioni është në rregull, ne e ndryshojmë statusin tuaj në sistem. Ju mund ta kontrolloni statusin tuaj në internet faqen tonë nga secili vend i botës, përfshirë edhe rezultatet.
Si mund të dijë se a i përmbushi kriteret të cilat kërkohen?
Klikoni në "Apliko" dhe mësoni se a mund të kualifikoheni për këtë lojë. Kjo ështe gratis dhe nuk kërkohen të dhëna personale.
Në çfarë mënyre të aplikojë për lojë?
Klikoni thjeshtë në "Apliko".