Kualifikimet

Lotaria “GreenCard" - Kushtet për pjesëmarrje në lotari

Green Card-at e punës dhe ato për bashkim familjarë kontrollohen nga rregullativi më i ashpër amerikan.

Vetëm për këtë lotari vjetore nuk vlejnë rregullat e përmendura më lart.

Personat të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë lotari duhet t'i përmbushin dy kritere kryesore:

1. Të kenë lindur në vendin që ka të drejtë pjesëmarrjeje në lotari. Nënshtetësia dhe vendbanimi nuk janë të rëndësishme për Lotarinë Green Card. Vendlindja është kriteri kryesor.

Të gjitha shtetet kanë të drejtë pjesëmarrjeje, përveç këtyre shteteve: Republika Domenikane, El Salvadori, Ekuadori, Britania e Madhe, Guatemala, India, Haiti, Xhamajka, Kanada, Kolumbia, Meksika, Pakistani, Filipinet, Korea Jugore, Vietnami dhe Rusia. Nëse jeni të lindur në njërën nga këto shtete, mundohuni të gjeni një "alternativë tjetër" për të marr pjesë.

2. Çdo aplikant duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme. Kryerja e shkollës së mesme nënkupton mbarimin me sukses të dymbëdhjetë viteve shkollim (shkollën fillore dhe të mesme). Diplomat e kryerjes së shkollimit nuk duhet të dorëzohen tani, por pas përzgjedhjes fitues dhe gjatë intervistimit në Ambasadën amerikane.

3. Gjendja martesore
Nëse jeni ndarë nga bashkëshorti/ja juaj dhe kjo është vërtetuar nga gjykata, mund të aplikoni me statusin i/e/ pa martuar.
Nëse nuk jeni të sigurt se a kualifikoheni për këtë lotari, atëherë na kontaktoni ne.

Duhet të dini se, për të marrë pjesë në këtë program nuk vlejnë asnjë nga këto kushte:
Duhet të keni të afërm në Amerikë;
Shumë të caktuar të hollash;
Ofertë pune;
Kalimi i testit për gjuhën angleze;
Mosha minimale apo maksimale.
Asnjë nga këto nuk kërkohen për të marr Green Card-ën

Njoftim Rëndësishëm
Ne të paraqesë kërkesën tuaj automatikisht çdo vit. Ju lutemi identifikohuni dhe sigurohuni që ju informacioni është e vjetër.
Mesazh Nga Drejtuesit
Mirë se vini në web faqen zyrtare të GCK Green Card Kosova.

Në Web faqen tonë të re kemi bërë dukshëm modifikin e mënyrës së aplikimit, tani klientëve do të jemi në gjendje tu ofrojmë shërbim më të mirë dhe më të avancuar.

Green Card Kosova është i pari dhe i vetmi agjension që ofron mbështetje dhe shërbim të plotë në Kosovë dhe rajon..

Ne kemi mbështetur qindra fitues të Green Card-ës, shpresojmë që edhe ju të u bashkangjiteni atyre, përmes një shërbimi të suksesshëm të Green Card Kosovës.

Live Status

8 minuta më parë

Aplikimi përditësimi, Drenas

Galeria e fituesve